‘Isha herët para selisë’, gazetari tregon gjithçka ndodhi më 8 janar në PD
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha deklaroi se ishte në selinë e Partisë Demokratike në 8 janarin e vitit 2022, ku ndodhi edhe përplasja mes dy grupimeve.
Hoxha u shpreh se të dyja palët ishin përgatitur për skenarin më të keq.
Ai nënvizoi se skenari mund të ishte edhe më tragjik, por që fatmirësisht kjo u evitua me ndërhyrjen e policisë.
“Mëngjesin e këtij 8 janari kam qenë në selinë e PD-së, duke qenë se raportoj dhe mbuloj zhvillimet e opozitës, por atmosfera ishte totalisht ndryshe dhe e pakrahasueshme me 8 janarin e 2022-shit, ku një vit më parë, gjithë oborri ishte mbushur me protestues, me makina. Brenda kishte demokratë, deri diku edhe të frikësuar se çfarë mund të ndodhte.
Përveç situatës që ishte krijuar, të paktën dy ditë para 8 janarit, sipas informacioneve që kishim nga dy grupimet, besoj se ka pasur shumë pak njerëz që nuk kanë besuar që nuk do të kishte dhunë. Disa nga organizatorët e protestës, por edh enjerëzit që ishin brenda, më 8 janar ishin përgatitur për skenarin më të keq, atë që ndodhi, por ndoshta edhe ndonjë skenar më tragjik. Për fat të mirë kjo u evitua nga ndërhyrja e policisë”, theksoi ai.
Sot mbushet një vit nga përplasja mes demokratëve në selinë e PD. Figura të njohura të Partisë Demokratike e kanë konsideruar si ditë të zezë për PD, 8 janarin e 2022, madje më të rëndë që ka ndodhur në një parti politike jo vetëm në Europë.
Tashmë, kjo situate është duke u hetuar nga SPAK ku nga burimet, bëhet e ditur se po hetohet edhe ish-kryeministri, Sali Berisha.
LEXONI GJITHASHTU
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës