‘Amerikanët s’e duan Ramën’, Genc Burimi: Kanë si alternativë grupin e Bashës

8 Janar 2023 | 14:35

Gazetari Genc Burimi thotë se amerikanët nuk duan më që kryeministri Edi Rama të qëndrojë në pushtet.

Në një intervistë për Euronews Albania, Burimi u shpreh se amerikanët janë të shqetësuar për faktin që Rama mbështetet nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, por nënvizoi edhe amnistinë fiskale.

Sipas tij, si aletnativë, ata shohin grupin që mbështet ish-kryedemokratin, Lulzim Basha.

“Është fare e qartë sot që amerikanët donin që të mos vinin në pushtet as Meta, as Basha, as Berisha. Në këtë moment në flasim kot, në Shqipëri nuk funksionon as procesi i votës, as idrejtësisë, nuk merrem me Berishën unë.

Tani nuk e duan më Ramën sepse sot Rama ka marrë një fuqi të jashtëzakonshme, sidomos nga Erdogani. Rama sot ka dalë jashtë kontrollit, sidomos me historinë e amnistisë fiskale. Por amerikanët, kë kanë sot si një alternativë në Shqipëri? Kanë grupin e Bashës”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026