Ishte në makinë me Giovanni Falcone flet për Euronews shoferi që i shpëtoi atentatit
Kanë kaluar 33 vite nga atentati mafioz që tronditi Italinë dhe gjithë botën, vrasja e prokurorit legjendar të antimafias, Giovanni Falcone, më 23 maj 1992 në Capaci, pranë Palermos.
Në një intervistë për Thimi Samarxhiun në Euronews Albania shoferi Giuseppe Costanza, i cili ishte me të në makinë ditën e vrasjes së tij, rikthen në kujtesë momentet dramatike të asaj dite tragjike.
“Teksa po ecnim ai po më thoshte që donte ta drejtonte ai makinën. Po ecnim me 100-120 km në orë dhe unë i thash, po ecën shumë shpejt do na vrasësh. Ai më thotë “më falni” dhe më mori çelësat. Në atë moment më ka shpëtuar jetën. Ma kanë bërë të më peshojë shumë këtë mbijetesë, sepse nëse Falcone nuk do ishte duke drejtuar mjetin, por do ishte pasagjerë, do kisha vdekur unë dhe ai do kishte mbijetuar. Unë besoj se nëse ai do të mbijetonte sot do të kishim një Itali të drejtë e të ndershme. Por ata nuk arritën të mbijetonin. Më ka shpëtuar jetën”,-tha Costanza.
I pyetur se si e ka përjetuar më pas këtë ngjarje ai tha:
“Unë nuk isha më, isha në koma, më pas ditë më pas, kur u zgjova pyeta se çfarë kishte ndodhur. Unë kam një hapësirë boshe nga momenti që po flisnim në makinë te rizgjimi në spital”.
“Falcone ka qenë një person i rreptë, por pinte alkool dhe cigare, kishim një raport të mirë”, tha Giuseppe Costanza teksa ka përshkruar marrëdhënien me prokurorin. Sipas tij gjithnjë kishin qenë të kujdesshëm pasi e dinin rrezikun nga mafia, “e dinim që kur do dilnin nga shtëpia mund të mos ktheheshin më pas”, megjithatë nuk ndiheshin të frikësuar:
“Falcone kujdesej dhe na lajmëronte kur i vinin sinjale alarmi. Kjo nuk krijonte frikë, për vetëm një lloj kujdesi. Frika për këta njerëz nuk mund të ekzistojë”.
Costanza rrëfen më tej se pas ngjarjes ku humbën jetën gjykatësi, e shoqja, Francesca Morvillo dhe tre agjentë të eskortës: Vito Schifani, Rocco Dicillo, Antonio Montinaro, ai është ndier i braktisur nga shteti italian, “në fillim kishte kujdes, më pas të mbijetuarit u harruan”.
Shoferi i mbijetuar shprehet se ende drejtësia nuk është vënë në vend, pasi ai që ka dhënë urdhrin për vrasjen e Falcones, sipas tij, akoma nuk është dënuar.
“Çdo 23 maj është një rikujtim i atij momenti. Nuk është e thjeshtë. Jetoj në pritje që të vendoset drejtësia, sepse kanë kaluar 33 vite dhe jemi ende nën sundimin e mafies dhe shpresoj që në vitet e ardhshme të vendoset drejtësia ndaj atij që ka dhënë urdhrin”,-tha Costanza i cili shprehet se Italia do të ishte ndryshe nëse Falcone nuk do të kishte vdekur në atë atentat.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve