Italia kampione Evrope për 19-vjeçarët, lojtari i ndeshjes një shqiptar

17 Korrik 2023 | 14:16

Italia ka mposhtur Portugalinë në finalen e Europianit të 19-vjecarëve që po zhvillohet në Maltë, me përballjen e mbyllur në shifrat 1-0. Goli i vetëm i sfidës u shënua me kokë nga sulmuesi Kajode në minutën e 19’ pas një krosi të bukur në zonë nga Luis Hasa, me origjinë shqiptare. Portugezët zhvilluan një paraqitje pozitive, por ishin të pafat gjatë 90 minutëshit, me axurrët që në pjesën më të madhe të ndeshjes.

Lojtari më i vlerësuar i sfidës ishte 19-vjecari nga Shqipëria, Luis Hasa. Hasa ka qenë një titullar i padiskutueshëm gjatë këtij evropiani për skuadrën e Alberto Bollinit. Anësori i axurrëve është pjesë e skuadrës së Juventusit në Itali, ndërsa ka një vlerë afro 1 mln euro.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Italia triumfon në një kampionat evropian, ndërsa edhe në vitin 2003 u përball pikërisht me Portugalinë duke e mposhtur 2-0, ndërsa një nga golat erdhi nga sulmuesi Giampaolo Pazzini. Sa i përket Portugalisë, numëron vetëm një sukses në këtë kompeticion, ku në 2019 fitoi europianin e organizuar në Finlandë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026