Rrëfimi i pacientes që mposhti COVID-19: Tmerrohem kur e mendoj

2 Maj 2020 | 15:12

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, ka shpërndarë një video në “Facebook”, ku protagoniste e saj është një nënë e cila ka mposhtur me sukses sëmundjen e coronavirus së bashku me bashkëshortin e saj.

Sipas asaj që tregon pacientja, ajo dhe bashkëshorti i saj tashmë e kanë lënë Spitalin Infektiv dhe janë rikthyer në banesën e tyre. Teksa largohet nga dyert e spitalit, pacientja tregon vështirësitë që ka përjetuar në përballje me këtë sëmundje. Ajo shprehet se ka qenë në gjendje shumë të rëndë, ndërsa falënderon mjekët dhe infermierët për punën e tyre.

“Kam qenë në gjendje shumë të rëndë, me temperaturë të lartë dhe kisha shumë kollë. Falënderoj shumë personelin e këtij institucioni që kanë bërë të pamundurën, si mjekët dhe infermierët.  Ishte shumë e rëndë kjo, tmerrohem kur e mendoj. Jam shumë e lumtur, më presin dy çuna, më pret edhe burri”, tha ajo.

Ministrja Manastirliu thekson se pacientja arriti ta mposhtë sëmundjen, ndërsa fton qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal.

“Nënë Engjëllushja, mund të ishte nëna e secilit prej nesh, e cila u kthye në jetë pasi pa vdekjen me sy në gjendjen e rëndë ku e futi Armiku i Padukshëm!. Prandaj ju lutem ta shohin e ta dëgjojnë, në radhë të parë ata këtu, që thonë virusi nuk ekziston dhe kërkojnë liri për t’u infektuar e për të infektuar, largqoftë, nënat e baballarët e tyre!”, shkruan Mnastirliu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026