“Jemi në një revolucion”, Berisha: Do bëjmë gjithçka që ta largojmë Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha
1 Mars 2023 | 19:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se vendi është në një revolucion që nuk mund të ndalet.

Gjatë një bashkëbisedimi në selinë blu me strukturat e degëve 2 dhe 5 të Tiranës, Berisha u shpreh se do bëhet gjithçka për ta larguar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

“Jemi në një revolucion se asnjë njeri nuk mund të na thotë ne, një rrugë tjetër për përmbysjen e kësaj kufome politike që quhet Edi Rama, i cili ka arritur në një stad, që kundërmon në Shqipëri, rajon dhe mbarë botën. Ka arritur në një stad që i lejon vetes të bëjë çdo gjë. Ka arritur në një stad që përbën rrezik real për çdo shqiptar. Ka arritur në një stad i cili në vend që të ishte vetëarkivuar për ato që ka kryer, përpiqet që të mbahet në çdo fije bari për të shtyrë mbijetesën e tij, qoftë edhe si kufomë politike siç është sot.

Ndaj dhe ne jemi të angazhuar në këtë lëvizje të fuqishme, paqësore, e cila do të vazhdojë deri në ditën e përmbysjes së këtij despoti, e këtij krim-ministri i cili nuk njeh asnjë ligj, asnjë parim, asnjë kufizim, asnjë normë, kur vjen puna për pushtetin e tij, për pasurimin e tij, kur vjen puna për të goditur kundërshtarët dhe vlerat e demokracisë.  Atëherë ne do të jemi në këmbë, do të përballemi me të, do të bëjmë gjithçka që ta largojmë nga pushteti”, theksoi kryedemokrati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026