“Jemi të dy malësorë, s’dua të vritemi”- Karamuço: Kush negocjoi me Mjacajn

16 Dhjetor 2023 | 20:57

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, zbuloi në emisionin Review si u kryen negociatat për dorëzimin e Sokol Mjacaj pasi kreu vrasjen në burgun ne Peqinit.

Karamuço tha se pasi ekzekutoi Arben Lleshin, Mjacaj së bashku me armën me mulli në dorë u izolua në dhomën e takimeve, ku ishte i vetëm.

Sipas tij në ambientet e burgut mbërriti RENEA, por dorëzimin e autorit e bënë negociatat personale të Drejtorit të Përgjithashëm të Burgjeve, i cili u fut pa antiplumb në dhomë dhe bisedoi me Mjacaj.

Karamuço zbuloi dhe bisedën e kryer mes të dyve.

“Ai është futur te pjesa e takimeve, por ishte bosh. Ka qëndruar i izoluar, aty. RENEA ka shkuar menjëherë dhe ka kapur lartësitë dhe ai e ka parë këtë gjë,  dhe e kuptoi që po shkoi RENEA dhe je me armë në dorë, je i ekzekutuar. Ndërkohë kanë dashur të fusin dhe negociator, por këtu është futur Drejtori i Përgjithashm i Burgjeve dhe ka thënë “jo, “se po u fut RENEA unë nuk dua një ngjarje tjetër në këtë burg”. Dhe ka vajtur vetë pa antiplumb pa armë, bashkë me drejtorin e burgut të Peqinit. Kanë shkuar, kanë komunikuar fillimisht nga dritarja pastaj kanë hapur derën dhe kanë hyrë. Ai ka qenë te pjesa e një boksi takimi ku gjysma është me mur, gjysma me xham.

I ka thënë: “Jemi të dy malësorë, nuk dua të humbësh jetën, dua të dorëzohesh menjëherë. Do të  të japim prangat, do t’i vësh vetë dhe me pranga do hedhësh pistoletën dhe do vish. Sepse po erdhën negociatorë e tjerë ti e di ça të pret”.

“E kam garancinë e jetës”, i tha Mhacaj.

“Po e ke”, i tha drejtori dhe këtu ai u dorëzua.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026