“Jeni në kontradiktë me veten”- Felaj: Opozita ndërmerr nisma në shërbim të Berishës

9 Nëntor 2023 | 10:27

Zëvendës kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj, është shprehur se opozita ndërmerr nisma vetëm për t’i shërbyer një njeriu të vetëm, Sali Berishës.

Komentet Felaj i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku tha se opozita bie në kontradiktë me ato që deklaron, kur thotë se maxhoranca nuk pranon nismat e tyre.

“Qëndrimi që ju jeni duke mbajtur në këtë sallë, ju vë në kontradiktë të plotë me ato që i thoni publikut. Ju thoni bëjmë nisma, por nuk i mranon maxhoranca, por jeni ju që kur ato diskutohen në komisione, ju nuk jeni të pranishëm. Nismat maxhoranca i ka respektuar një për një. Nismat tuaja janë thjesht për t’i shërbyer një njeriu të vetëm, Sali Berishës”, është shprehur Felaj.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka vijuar kaosi dhe tensionet në Kuvend, ku deputetët e opozitës kanë përmbysur karriget dhe kanë ndezur tymuese në shenjë proteste ndaj vendimeve të marra nga maxhoranca.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026