Juglindja nën dëborë, rëndohet situata. Probleme me rrugët dhe energjinë elektrike

16 Dhjetor 2023 | 09:37

Situatë e rënduar paraqitet në juglindje të vendit. E gjithë kjo ka ardhur për shkak të reshjeve të dëborës, kryesisht në zonat malore aty ku trashësia e dëborës ka shkuar nga 30-40 cm, çka ka bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve në këto zona.

Probleme ka pasur në rrugën e vjetër të Qafës së Qarrit, aty për shkak të reshjeve të dëborës dhe shkarjeve të dherave për orë të tëra kanë ngelur të bllokuar mjetet.

Me probleme paraqitet aksi rrugor Vithkuq – Shtyllë – Panarit, aty ku trashësia e dëborës ka shkuar deri në 40 cm.  Probleme përsa i përket qarkullimit ka në gjithë fshatrat e zonave malore të bashkive Korçë, Maliq, Kolonjë, Devoll e Pogradec.

Më e rënduar paraqitet situata përsa i përket furnizimit me energji elektrike. Nga orët e para të mëngjesit të sotëm pa energji elektrike janë të gjitha fshatrat e njësisë administrative Vithkuq, ashtu siç janë pa energji elektrike shumë fshatra të Kolonjës, të Devollit të Sipërm, të Maliqit e të Pogradecit.

Grupet e punës janë në terren për të bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike por situata e rënduar me reshje bore në këto zona e bën të vështirë punën e tyre.

Zyrtarisht bëhet me dije se 13 grupe të OSSHE janë në terren duke punuar. Probleme me të shumta ka pasur në linjat e tensionit të ulët e të mesëm. Flitet edhe për rrëzim të shtyllave të tensionit të ulët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026