Jupi: Si mund të quhesh deputet i PD dhe të ulesh me Berishën?
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanta Jupi tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk mund të quhesh deputet i PD-së dhe të ulesh me Berishën.
Ajo sqaroi se mbi gjithçka duhen zgjedhur vlerat dhe interesat e PD-së, e në asnjë mënyrë interesat personale.
“Unë nuk e kuptoj se si një deputet thotë jam deputet i Partisë Demokratike por në fakt punon për interesa të një partie tjetër. Që prej 6 marsit, po e lëmë 6 marsin, por në zgjedhjet e 14 majit dhe gjithë prologun e zgjedhjeve të 14 majit në kuptuam se një numër i caktuar deputetësh megjithëse aderojnë dhe ish-funksionarë të Partisë Demokratike, që kishin përgjegjësi të punonin për Partinë Demokratike për të rritur valencën elektorale të Partisë Demokratike, në fakt çfarë bënë? Punuan indirekt, me qëndrimet e tyre dhe me mënyrën se si u morën vendimet për zgjedhjet e 14 majit, punuan për të forcuar dhe për të çuar votën në një forcë tjetër politike. Thënë këtë mua do më duhet ta artikuloj fort që në Partinë Demokratike ashtu si në çdo organizatë tjetër politike që qëllim ka rritjen dhe fuqizimin e saj, çdo aksion politik individual që shkon kundra interesave të Partisë Demokratike, do të duhet të mbahet një qëndrim i caktuar,” – u shpreh Jupi.
LEXONI GJITHASHTU:
- “8 janari, njollë për PD”, Açka: S’është ende momenti për t’u ulur në tryezë
- Peka: Non grata e Berishës s’është fare problemi i PD-së
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 20:31 SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit
- 20:23 BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti