Kadilli akuza klasës politike: Zihen në parlament dhe flasin me mesazhe
Ish-deputeti, Fatbardh Kadilli akuzoi klasën politike se pas debateve në parlament, flasin me mesazhe dhe janë në një komunikim krejt normal me njëri-tjetrin, pavarësisht se në sy të njerëzve ndajnë mendime të ndryshme.
“Ne u rrëzuam me një milion vota duke qenë në pushtet. Pse? Për korrupsion, konsum dhe dështime. Tani, po i njëjti njeri i thotë shqiptarëve ‘më votoni mua se unë nuk jam aq i keq sa Edi Rama’. Po je i keq mor zotëri! Shqiptarët të rrëzuan njëherë, shqiptarët duan diçka tjetër. Prandaj Edi Rama lufton që të jetë Sali Berisha atje, sepse është një betejë që e ka fituar me të, sepse nuk vjen si opozitë e pastër dhe e re, vjen si opozitë e vjetër, e diskretituar, e mundur radhazi nëpër gara.
Mjafton të shohësh sapo bie perdja e parlamentit si ndryshon toni i komunikimit midis deputetes dhe ministrit, mjafton të shohësh se si kur ka mbaruar biseda takohen e qeshin nëpër stadiume apo në Bllok, apo Lalëz. Pra, janë në të njëjtën varkë. Ajo varkë po fut ujë nga sistemi i drejtësisë,” – u shpreh Kadilli në një intervistë për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:02 Rama në Ruhr Summit: Shqipëria, “laborator i vogël inteligjent” në Evropë
- 14:02 Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 13:48 Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
- 13:44 U raportua i zhdukur pasi u zhyt në Liqenin e Batllavës, gjendet i vdekur 25-vjeçari
- 13:41 Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)
- 13:39 Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi