Kancelari austriak: BE të shohë përparimin e Shqipërisë
Në Forumin Europian Wachau, kancelari i Austrisë Karl Nehammer deklaroi se Bashkimi Europian duhet të shohë për përparimin që ka bërë Shqipëria.
“Sa absurde do të ishte nëqoftëse një kancelar austriak nuk do të rrinte krahë Shqipërisë që ajo të bëhej pjestare e familjes europiane. Kryeministri shqiptar ka të drejtë kur thotë ‘Po, në Ballkan ka shumë detyra për t’u bërë’ dhe në Bosnje Hercegovinë ka edhe më shumë që duhet bërë, por nuk mund t’i krahasoni vendet me njëri-tjetrin. Si ministër i brendshëm, unë mund të konfirmoj përpjeket që ka bërë Shqipëria për sigurimin e sundimit të ligjit, sigurinë e brendshme, transparencën, sidomos në kuptimin europian. Na duhet po kështu të jemi të hapur. BE duhet të shohë se sa i madh është përparimi që keni arritur dhe njerëzit janë kaq të dëshpëruar se nuk është e ndershme që të përzihen gjërat me njëra-tjetrën”, u shpreh kancelari.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama komentoi sërish samitin e BE-së në Bruksel duke thënë se BE është e pafuqishme përballë pengmarrjes së Bullgarisë për dy vende të NATO-s, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Veton e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, Rama e quajti pasojë të një deformimi të madh të procesit të zgjerimit të BE.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania