Kandidatja e “Lëvizjes Bashkë”: Kemi program të qartë, ja si do e nxisim punësimin

13 Prill 2025 | 21:37

Kandidatja për deputete e “Lëvizja Bashkë”, Bora Memaj ishte këtë të diel e ftuar në “Review” ku ka folur rreth programit të kësaj partie dhe se ku ndryshon kjo parti nga të tjerat.

Ajo tha se “Lëvizja Bashkë” ka një strategji shumë të qartë për të nxitur punësimin në Shqipëri me anë të ndryshimit të modelit ekonomik.

“Ne kemi një analizë shumë qartë sa i përket mënyrës se si do të nxitet punësimi në Shqipëri nëpërmjet ndryshimit të modelit ekonomik.

Pjesa më e madhe do jetë patjetër në sektorin privat. Identiteti ynë politik është i majtë, demokratik, por nga ana tjetër ne e kuptojmë se sa e nevojshme është të ketë një shtet zhvillimor dhe me politikat që ne propozojmë sa i takon, qoftë taksimit, qoftë orientimit të kapitalit, ne do të nxisim bizneset prodhuese si bujqësia, inovacioni, jo këto sektorët spekulativ si ndërtimi”,-tha Memaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026