Kandidon në primare, Oriela Nebijaj: Proces demokratik, ndezim motorët për fushatë
Këtë të shtunë po zhvillohen votimet për primaret e Partisë Demokratike, ku do të përzgjidhen kandidatët për deputet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Oriela Nebijaj, një nga kandidatet, e ftuar në Euronews Albania, theksoi se ka monitoruar procesin në dy njësi dhe se primaret janë një mundësi e vlefshme për të rritur dhe sfiduar veten në politikë.
Nebijaj theksoi se procesi i primareve sjell avantazhe pozitive dhe mundësi për anëtarët dhe të rinjtë të sfidojnë veten dhe të krijojnë marrëdhënie me anëtarësinë. Ajo shtoi se, edhe nëse nuk fiton, dështimi mund të krijojë eksperiencë të vlefshme.
“Këto zgjedhje dhe primaret ndezin motorët përpara fushatës. Unë ende nuk kam votuar, pasi jam në dyshim, sepse më duket groteske të votosh për veten. Primaret nuk janë spastrim, por një proces demokratik shumë i vlefshëm që sjell avantazhe pozitive. Janë mundësi shumë e mirë për të gjithë anëtarët dhe të rinjtë,” tha Nebijaj.
Ajo gjithashtu shprehu mendimin se, nëse do të ishte e mundur, do të preferonte që në primaret të mund të votohej për më shumë se një kandidat për deputet, duke sugjeruar mundësinë e votimit për 3 ose 5 emra.
“Unë jam me numrin 55 në listë dhe do doja shumë që në primare të gjendej një mundësi që të votohej për më shumë se një kandidat,” shtoi Nebijaj.
Përfundimisht, Nebijaj theksoi se data 11 maj është e rëndësishme për PD, e cila duhet të jetë fuqimisht e aktivizuar për të përfocuar votën e saj, në një situatë kur drejtësia është duke u marrë me përfaqësues të qeverisë.
Kujtojmë që Partia Demokratike po zhvillon këtë të shtunë zgjedhjet e saj primare në 12 qarqet e vendit, nga të cilat kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme
Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
Aktivistë të VV në protestë? Nurellari: Fakenews! Përdorën edhe tifozët
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE