Kapet 1 kg kokainë në Tiranë, arrestohen tre të rinjtë (Emrat)

31 Gusht 2023 | 09:57

Një sasi prej rreth 1 kg kokainë është kapur nga policia e Tiranës gjatë një operacioni anti-drogë të koduar “Three stars”.

Në pranga kanë përfunduar tre të rinj, shtetasit  Robert Domi 30 vjeç, Andrea Dema 24 vjeç dhe Genis Mustafa, 27 vjeç, të cilëve gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po lëviznin në rrugën “Vangjush Furrxhi”, iu gjet një pako me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Nga verifikimet e kryera nga policia rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndën narkotike dhe më pase shpërndanin, në rrugën “Myslym Shyri”, në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026