Karnavale e Korçës, maskat dhe kostumet shumëngjyrëshe nuk ndalen as prej pandemisë

4 Korrik 2020 | 18:54

Festa e karnavaleve ka rizgjuar qytetin e Korçës. Ndonëse me kujdes të shtuar prej pandemisë, për të trembëdhjetin vit radhazi, fantazitë e njerëzve u shpalosën mes kostumeve shumëngjyrëshe që satirizojnë të përditshmen e qytetërimit.

Grupe me personazhe të ndryshme, klounë e kërcimtarë, njerëz me maska e kostume, kanë parakaluar në pikat kryesore të qytetit si Mitropoliti, Pazari i Vjetër, Bulevard Republika, Parku Rinia dhe te tjera.

Fabulës mbas çdo personazhi i mungoi parada, grumbullimi masiv dhe prurja e madhe e korçarëve për të shijuar perfomancat. Megjithatë, një zgjidhje e hijshme është gjetur për të ruajtur atmosferën edhe mes rretheve të distancuara. “Shkrepe karnaval” është kjo motoja e kësaj feste që fton këdo të bëhen pjesë me anë të fotove dhe videove të publikuara në rrjete sociale.

“Risia e këtij sezoni është ftesa që qytetarët të vishen si për karnavale të bëjnë foto dhe t’i hedhin në rrjetet sociale për t’u bërë pjesë e atmosferës së gëzueshme,” – tha kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo.

Në këtë festë pagane të veçantë nuk mund të mungonte një veshje me karakter amerikan, në kuadër të 4 korrikut, festës së pavarësisë së Amerikës.

“Veshja ime sot përkon me datën 4 korrik, festës së pavarësisë së Amerikës, ku qëndron dhe simboli i shtetit amerikan, Dajë Semi, apo Uncle Sem siç i thonë,” – shprehet Bardhi Pojani, koreograf.

Pavarësisht se nuk pati masivitetin e përvitshëm, kjo ditë kremtimi çel dyert e mundësive për turizëm në qytetin e Korçës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026