“Ke teori fashiste!” Shabani debat me Manjanin: I ke shërbyer hajdutëve si ministër

23 Maj 2024 | 22:47

Vendimi i Gjykatës së Lartë për të mos pranuar rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kishte kërkuar që ti mundësohet e drejta për t’u paraqitur në Kuvend si deputet, ishte temë diskutim këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin”.

Sipas kreut të Nisma Thurje, Endri Shabanit çështja nuk duhet të jetë më a do i hiqet apo jo mandati i deputetit Sali Berishës, pasi sipas tij ish-kryeministri nuk do mundet ta ushtrojë funksionin e tij për sa kohë të jetë në hetim. Për këtë arsye Shabani tha se mandati i tij i deputetit nuk mund të qendrojë “peng” i Berishës.

Juristi Ylli Manjani e cilësoi si një teori të rrezikshme deklaratën e Shabanit, gjë që shkaktoi nisjen e nnjë debati me tone të ashpra në studio ku ish-ministri akuzoi Shabanin si fashist.

Pjesë nga debati

Endri Shabani: Ky është një lider politik që ka probleme me drejtësinë dhe mban përgjegjësi politike. Ky njeri 6 muaj, një vit nuk do e ushtrojë dot të drejtën e përfaqësimit të votueseve të vetë. Këtu thelbi nuk ëhstë a do ia heqin mandatin, por a ka më kuptim që ky të mbajë peng një mandat që nuk e përdor dot.

Ylli Manjani: Çfarë i ke këto teori, këto teza? Je në politik, është turp.

Endri Shabani: Nuk do merrem me ty, se s’po e bëj personale. Unë këtë mëndim kam

Ylli Manjani: Je politikan, je i ri dhe i ke tezat e rrezikshme. Shumë gjynah.

Endri Shabani: Meqë e ktheve te tezat e rrezikshme, ti flet sikur këtu ne kishim një shtet suedez dhe erdhi ky SPAK-u  e po na merr shpirtin. Ne këtu kemi 30 vite që i shikojmë se si bëhen miliarderë e ndërtojnë vila e pallate, na marrin toka dhe na marrin jetën, e sot që këta arrestohen, ti shqetësohesh. Ke hallin e madh për të drejtat e Sali Berishës, ndërkohë votuesit i kanë marrë zvarrë.

Ylli Manjani: Po pse ty të preu barku për ata? Ti je hajdut, teoria jote u shërben hajdutëve.

Endri Shabani: Të lutem se ke qenë ministër, nuk mund të më thuash mua hajdut. Ti i ke shërbyer hajdutëve si ministër.

Ylli Manjani: I kam shërbyer dhe u shërbej. Teoria jote është fashiste. Shërbimi ëhgstë punë. Shkon në punë njeriu, punon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026