“Kemi fuqinë, por nuk sulmojmë”, ambasadorja e Izraelit në Tiranë flet për situatën

15 Prill 2024 | 14:01

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg ishte këtë të hënë e ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth sulmit që Izraelit iu bë nga Irani.

E pyetur nëse Izraeli do i kundërpërgjigjet sulmit, Peleg u shpreh se Izraelit nuk i mungojnë kapacitetet apo fuqia për të nisur një luftë, por nuk duan të bëhen shkak për të përkeqësuar situatën në rajon.

Ajo tha se Irani duhet të marrë parasysh këtë e mos të mendoj se janë të pafuqishëm kundër tij, por duhet të shikojë nëntekstet e heshtjes së Izraelit.

Megjithatë ajo shtoi se pritet se në ditët në vijim qeveria jonë do të bëjë të ditur se çfarë kemi në plan.

“Çështja kryesore tashmë është a do të marrë hak Izraeli apo jo? Unë besoj se ka një dilemë pasi nga një anë ne nuk duam të japim shkak për të përkeqësuar situatën në rajon dhe as nuk e kemi për qëllim të krijojmë një front lufte. Izraeli që nga 7 tetori është në mes të një lufte. Në mes të një lufte shumë të rëndësishme në Gaza kundër organizatës terroriste Hamas dhe ne nuk kemi për qëllim të hapim një tjetër front lufte.

Iranianët duhet ta kenë të qartë që nëse ne nuk bëjmë zë, ka një nëntekst pas kësaj heshtjeje. Nëse ne duam të marrim hak, ne mund të marrim hak dhe mund ta gjejmë mënyrën dhe kohën për ta bërë këtë.

Fakti që ne nuk po e sulmojmë Teheranin edhe pse e kemi fuqinë për ta bërë këtë, është jo sepse jemi të dobët, kjo vjen prej fuqisë sonë dhe unë besoj se në ditët në vijim qeveria jonë do të bëjë të ditur se çfarë kemi në plan. Mirë është të mos i përsërisin sulme të tilla, të mos e provojnë më atë që provuan 24 orë më parë”,-tha ambasadorja Peleg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024