“Kërcënimet” e natyrës, Shqipëria rrezikohet më shumë se çdo vend i rajonit, humbje kolosale në ekonomi
Shqipëria renditet e 130-a në botë për humbjet e jetëve njerëzore për shkak të ngjarjeve ekstreme të natyrës nga vitit 1999 deri më sot.
Shifrat u përllogaritën duke mos e marrë në konsideratë ngjarjen e tërmetit të nëntorit 2019, gjë që mund ta përkeqësonte edhe më tej renditjen. Ndërsa, humbjet monetare për këtë periudhë përllogariten rreth 114 miliardë dollarë, thuajse me dyfishim krahasuar me periudhën 1998-2017.
Këto të dhëna janë publikuara në raportin më të fundit global për “Riskun e Klimës 2020”, studim i përvitshëm i “German Global Watch”.
Krahasuar me rajonin, Shqipëria është më tepër e rrezikuar. Serbia, Mali i Zi dhe Kosova përllogariten në një nivel më të mirë si në humbje njerëzore ashtu edhe në ato monetare.
Shqipëria vitet e fundit është përballuar me situata të vështira natyrore. Krahas fenomenit të përmbytjeve, të cilat kanë lënë pas pasoja të mëdha, vendi ynë u godit nga tërmeti katastrofik gjatë vitit që lamë pas duke shtuar më tej faturën socio-ekonomike.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, qeveria shqiptare akoma nuk ka publikuar një faturë reale mbi dëmet në zonat e prekura, kryesisht në qarqet Durrës, Lezhë, por dhe në Tiranë.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)