Kërcënimi i Kullurit: Mos hapen letrat për një pjesë të Foltores se do vijë erë…
Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri tha në një intervistë për Euronews Albania se te Rithemelimi ka disa deputetë që nuk e duan reformën zgjedhore dhe listat e hapura se kanë qenë gjithmonë të pavotuar.
Sipas tij, qëllimi i PD është që qytetarët ta zgjedhin vetë deputetin për ta çuar partinë nga kryetari tek demokratët.
“Ka një grup në Foltore që kanë frikë nga vota. E vetmja që na ndan ne është reformën zgjedhore e dimë ndryshimin e sistemit, votën e emigrantëve e ata e dinë të çohet Alibeaj të ulet Bylykbashi. Reforma zgjedhore s’ka të bëjë me kush është bashkëkryetar. Nëse ne kërkojmë lista të hapura, ku qëndron tradhtia këtu ndaj demokratëve? Ne po kërkojmë që qytetarët ta zgjedhin vetë deputetin, këta dua që ta caktojë Berisha. Këta që bëjnë luftë me shpata në publik pastaj dalin që janë ortakë në pallate, kanë koncesione që i kanë dhënë vetes dhe vazhdojnë marrin para nga qeveria. Më mirë të mos hapen këto letra për një pjesë të Foltores se do dalë erë e keqe shumë”, tha Kulluri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tensionet| Përjashtohen nga Kuvendi 19 deputetë të PD, 20 ditë për Salianjin
- Ligji për studentët e mjekësisë, PD përshëndet “GJK” që e ndaloi: Duhet analizë
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 13:32 Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve
- 13:31 Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 12:50 Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
- 12:38 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 12:30 Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak