“Kërkoj të mos jem unë gomari”- Ish-drejtori batuta në gjyqin për “Sterilizimin”
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur mbrojtja e të pandehurve në procesin gjyqësor për koncesionin e sterilizimit, pas shpalljes së pretencës nga SPAK. Dosja është ndarë nga ajo e ish-ministrit Ilir Beqaj, ndërsa të pandehurit e tjerë po gjykohen me gjykim të shkurtuar.
Gjatë seancës së sotme, një moment i pazakontë erdhi nga Saimir Kadiu, ish-drejtor ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë. Duke kërkuar pafajësinë e tij, Kadiu tha se nuk ka asnjë lidhje me akuzat për shpërdorim detyre që pretendon SPAK.
Në një moment, ai i kërkoi gjykatës të merrte në konsideratë një anekdotë:
“Lexova një anekdotë para disa ditësh. Mori flakë pylli dhe u mblodhën të gjitha kafshët. Thanë: po na dënon Zoti se kemi bërë shumë mëkate. Luani tha: ‘Unë kam ngrënë shumë prej jush’, ujku e dhelpra po ashtu. Pastaj i erdhi radha gomarit që tha: ‘Pashë një lëndinë me bar të gjelbër dhe shkova e hëngra.’ Të gjitha kafshët thanë: ‘Ky është gabimi më i rëndë!’ dhe e dënuan gomarin.”
I pyetur nga gjykata se pse e solli këtë shembull, Kadiu u përgjigj: “Kërkoj të mos jem unë gomari!”
Pas këtij momenti, ai theksoi se nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës në procedurat e koncesionit dhe se kërkon të dalë i pafajshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?