KFOR për Euronews Albania: Nuk kemi identifikuar shkelje me dronë në Kosovë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka reaguar për Euronews Albania pas raportimeve mbi përdorimin e dronëve në zonat veriore të vendit, duke theksuar se nuk ka evidentuar ndonjë aktivitet që të cenojë sigurinë në territorin e Kosovës.
“KFOR nuk ka identifikuar ndonjë shkelje me dronë që të cenojë sigurinë e Kosovës. Misioni vazhdon të kryejë aktivitetet e tij të përditshme në përputhje me mandatin nga Kombet e Bashkuara,” thuhet në përgjigjen zyrtare për Euronews Albania.
Në deklaratë theksohet se KFOR mbetet në kontakt të ngushtë me organizatat e sigurisë në Kosovë, si dhe me Forcat e Armatosura të Serbisë.
“KFOR mbetet në kontakt të ngushtë me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe me Forcat e Armatosura të Serbisë. Ai vazhdon aktivitetet e tij të përditshme, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij të kahmotshëm nga OKB-ja, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), secili në rolin e vet si reagues të sigurisë.”
Reagimi vjen në një kohë tensionesh të herëpashershme në veri të Kosovës, ku autoritetet vendase kanë raportuar për praninë e dronëve të paidentifikuar në hapësirat ajrore pranë objekteve të sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:51 Vance pranon gabimet e administratës Trump në publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit