Kievi zmbraps një sulm masiv me dronë
Mbrojtja ajrore në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka zmbrapsur një sulm “masiv” rus me dronë gjatë natës.
Guvernatori rajonal i Kievit tha se ushtria ukrainase ka shkatërruar 32 nga 35 dronë të prodhimit iranian.
“Edhe një sulm masiv ndaj kryeqytetit. Këtë herë armiku përdori dronë, që sipas informacioneve preliminare ishin të llojit “Shahed””, shkroi në Telegram guvernatori Sehiy Popko.
Ai shtoi se ky ishte sulmi i parë ndaj Kievit në 18 ditët e fundit.
Ende nuk ka informacione për viktima apo dëme.
Gjatë natës, cak i sulmeve ajrore ruse ishin edhe rajonet e Zaporizhjës dhe Lvivit.
Zyrtarët thanë se në Lviv është goditur infrastrukturë kritike.
Në Zaporizhja cak i sulmeve ishin linjat e komunikimit, firmat, por edhe zonat e banuara, tha shefi i administratës rajonale ushtarake në Zaporizhja, Yuri Malashko.
Në këto dy rajone nuk raportohet për viktima, shkruan REL.
Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase raportoi se gjatë natës së 20 qershorit Rusia ka nisur sulme masive ajrore ndaj Ukrainës.
“Gjithashtu, shtatë raketa S-300 janë përdorur nga pushtuesit në Zaporizhja dhe zonën përreth”, u tha në raportin ditor të ushtrisë ukrainase.
Që nga fillimi i majit forcat ruse kanë intensifikuar sulmet në Ukrainë, veçmas ndaj Kievit, duke përdorur raketa dhe dronë.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 07:51 Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë
- 07:44 Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)
- 07:38 Portugalia fiton superndeshjen, Kroacisë i anulohet një gol në fund
- 07:34 Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork
- 07:33 Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në