‘Kim do ta kishte zili edhe Enver Hoxha’, Bushati komenton qëndrimin për Berishën
Analisti Andi Bushati thotë se sjelljen e ambasadores amerikane, Yuri Kim ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij, do e kishte zili edhe diktatura e Enver Hoxhës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati e cilësi idiotesk, diskurin e Yuri Kim në lidhje me shpalljen ‘non grata’ të kryedemokratit, që sipas tij, është përdorur nga qeveria.
“Këtu, Yuri Kim ka kaluar në një pikë që do ta kishte zili edhe diktatura e Enver Hoxhës. Pra, unë nuk jam mbështetës i Berishës dhe nuk më lidh asgjë me Sali Berishën. Por të quash mëkat ose në të kundërt trimëri e madhe, se takove një mbështetës të Sali Berishës, është gjëja më normale në botë.
Janë njerëz të zgjedhur nga populli, vetëm diskuri idiotesk i ambasadores amerikane, na ka bërë që të shohim dhe pastaj fryrë nga Rama dhe Taulant Balla, na ka kaluar në këtë pikën, s’takohemi ne me ‘non gratat’, nuk i njohim këta ‘non gratat’. Është gjëja më normale në botë”, theksoi analisti.
LEXONI GJITHASHTU
- ‘U zgjodh si vegël e qeverisë’, Andi Bushati: Begaj s’është vënë ende në provë
- ‘Dihet se kush e ka shumicën në PD’, Bushati: Gjykata po sillet në mënyrë skandaloze
- Opozita dakordësohet për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë