‘Kjo nuk mbaron me kaq’, Shabani: Rama do shpallet “non grata” nga SHBA
Kryetari i Nismës Thurrje, Endrit Shabani thotë se kryeministri Edi Rama nuk do t’ia hedhë paq në lidhje me çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shabani u shpreh i bindur se Rama do të shpallet “non grata” nga SHBA.
Sipas tij, vendimin nuk e merr ambasada amerikane në Tiranë, por Departamenti amerikan i Shtetit (DASH).
“Për hir të së vërtetës, këtu tentativa është për t’i parë gjërat me njërin sy. Pra, duke parë me njërin sy sheh vetëm gjysmën e fotografisë. Unë mendoj që “non grata” e SHBA-së, është po aq e vlefshme ndaj Sali Berishës, siç është ndaj Tom Doshit, ndaj deputetëve të tjerë të Partisë Socialiste, siç do jetë nesër ndaj Edi Ramës.
Jam i bindur që kjo punë nuk do të mbarojë pa një “non grata” të Edi Ramës. Janë njësoj efektive sepse kemi të bëjmë me institucione të konsoliduara. Pra, “non grata” nuk shpallet nga ambasada në Shqipëri, shpallet nga DASH-i, që është ekzekutivi i SHBA-së, ke një vendim nga Kongresi, që është legjislativi i SHBA-së”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës