KLSH: Një në katër shkolla pa shërbim psiko-social, rriten rastet e dhunës

26 Mars 2026 | 17:28

Një raport i fundit i KLSH ka nxjerrë në pah se në shkollat e arsimit parauniversitar në zonat rurale mungon tërësisht shërbimi psiko-social për nxënësit. Ekspertët e shohin këtë si shqetësim, sidomos kur flitet për bullizmin dhe dhunën që po përhapet mes nxënësve.

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit thuhet se në 1/4 e shkollave të arsimit parauniversitar në vend mungojnë psikologët. Të dhënat e publikuara tregojnë se për vitin shkollor 2022–2023 janë regjistruar 2,750 raste dhune në sistemin parauniversitar. Raporti citon se në disa shkolla, kjo dhunë është bërë pjesë e përditshme – vetëm në një shkollë në Tiranë janë raportuar 90 raste gjatë vitit 2022–2023, ndërkohë mësohet se Durrësi është qarku me numrin më të lartë të rasteve të dhunës të raportuara.

“Institucionet përgjegjëse nuk garantojnë shërbim psiko-social të njëjtë dhe gjithëpërfshirës për nxënësit në shkollat e arsimit parauniversitar, për të mësuar në një mjedis të sigurtë dhe mbështetës. Një pjesë e shkollave, kryesisht në zonat rurale, nuk mbulohen me shërbim psikosocial. Kabinetet dhe mjetet ndihmëse mungojnë, por dhe kur ato gjenden, në pjesën më të madhe të rasteve nuk janë të dedikuara për specialistët e këtij shërbimi”, thuhet në raportin e KLSH.

Në raportin që merr në analizë vitin arsimor 2023–2024 janë angazhuar 824 punonjës, që përbën një rritje me 52% më shumë krahasuar me vitin 2020–2021, por sërish KLSH ngre shqetësimin se fëmijët me aftësi të kufizuar nuk përfitojnë shërbim në përputhje me kërkesat e përcaktuara në ligj.

“Procedurat aktuale të rekrutimit nuk garantojnë mbulimin e plotë dhe në kohë të vendeve vakante në shërbimin psiko-social. Ofrimi i shërbimit psiko-social për fëmijët me aftësi të kufizuara nuk kryhet sipas parashikimeve. Dokumentet strategjikë në fuqi paraqesin në formë të fragmentuar objektiva për shërbimin psiko-social, të cilat shpeshherë janë të mbivendosura”, thuhet në raport.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026