English

Koalicionet parazgjedhore në RMV, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa garojnë bashkë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas afatit 48 orësh që Aleanca për Shqiptarët i caktoi partisë Besa dhe Alternativës për përgjigje ndaj ofertës për koalicion, vetëm Alternativa konfirmoi se pranon të garojë me këtë parti në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela njoftoi se lëvizja Besa e ka injoruar ofertën.

- Advertisement -

 “Ne, para më shumë se 48 orësh kemi bërë një paralajmërim dhe një ofertë për të cilën kemi pritur përgjigje. Kaluan 48 orë dhe pritëm edhe 12 orë të tjera për përgjigje nga ata që i kemi llogaritur partnerë. Në momentin që po flasim, kam marrë një pëlqim me shkrim, për një koalicion nga Afrim Gashi. Fatkeqësisht kemi hasur në një injorim nga palët tjera. Ne kemi një parapëlqim për një koalicion, dhe kthim mbrapa nuk ka. Kemi pëlqimin e Alternativës, prandaj ju informoj se ne do të kemi koalicion me ta”, – tha Zijadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Kryetari i Lëvizjes Besa gjatë ditës i tha Euronews Albania se parimisht është për koalicion trepalësh, por se kërkon që së pari të ketë bisedime dhe takim në tryezë të përbashkët. Ai fajësoi Alternativën për mungesë vullneti për koalicion.

 “Që nga apeli i parë i Aleancës për Shqiptarët, zyrtarë të lartë të Alternativës  e kanë kundërshtuar idenë e një bashkëpunimi trepalësh dhe në këtë drejtim nuk shoh që mund të ketë një koalicion trepalësh përderisa kjo nuk nisë nga fillimi, me një takim në një tryezë të përbashkët në të cilën do të flitej për bashkëpunimin e mundshëm…Lëvizja Besa mbetet e hapur për koalicion trepalësh dhe ne këtë e themi në vazhdimësi”, u shpreh më herët Bilal Kasami, kryetar i partisë ”Lëvizja Besa”.

Ideja e një koalicioni të partive shqiptare opozitare dhe partisë që është në pushtet, Alternativa, ka gjenezën prej zgjedhjeve të fundit lokale ku Lëvizja Besa dhe Aleanca  për Shqiptarët ishin zotuar që të bashkëpunojnë në zgjedhjet e ardhshme, por pa e ditur se kjo parti do të ndahej në dy fraksione dhe do të duhej të bëheshin negociata me dy parti, Alternativën dhe Besën.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?