Kokalari zbulon momentin e thyerjes finale me Berishën: Ishte kur priti në zyrë…
“Koalicioni me Metën “i vuri kapakun” besimit tim te Berisha”, kështu u shpreh themeluesja e Lëvizjes Konservatore Evi Kokalari këtë të hënë në Euronews Albania. Ajo tha se priste që Berisha të dëgjonte mendimet e demokratëve pasi të gjithë ishin në mbështetje të tij, por askush nuk e donte një koalicion me Ilir Metën.
E megjithatë, sipas Kokalarit, momenti kur ajo vërtet e humbi tërësisht besimin te Sali Berisha ishte kur ai ftoi në zyrë menjëherë pas forumit rinor, Besart Xhaferin, duke treguar kështu se ai ishte dakord që Xhaferi të vendosej në krye të forumit, ndërkohë që sipas Kokalarit, ajo dhe të tjerë nga strukturat e PD nuk u dëgjuan fare në lidhje me ankimet që kishin për kreun e ri të forumit rinor.
“Koalicioni me Metën i vuri kapakun, sidomos kur ky humbi vulën në gjykatë; ky nuk dëgjoi opinionin e demokratëve por i çoi nën logon me Ilir Metën. Kjo i vrau shumë demokratët, të gjithë dhanë mbështetjen por asnjëri nuk donte një koalicion me Metën.
Momenti që vendosa se e kam humbur besimin komplet, ishte momenti që ky ka dalë në mëngjes pas forumit rinor dhe ftoi Besart Xhaferin në zyrë, pa mbaruar, ndërkohë që pjesa tjetër po sillnin ankimet dhe problemet që kishim, por ai e mbylli garën.
Ai ka qenë lider për një kohë shumë të gjatë dhe nuk duhet ta kishte lejuar. Aty filloi zhgënjimi total, se deri në atë moment po mundohesha të thoja shiko se ç’po ndodh me forumin rinor”,-tha Evi Kokalari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë