Komisioni “Xhafaj” diskuton propozimet për sigurinë në gjykata
Ndryshime ligjore dhe një rezolutë për të garantuar sigurinë në gjykata dhe prokurori. Dy propozimet u hodhën për diskutim në komisionin e drejtuar nga Fatmir Xhafaj dhe për të cilat institucionet e drejtësisë si KLGJ-ës, KLP-ës dhe Prokuroria e Përgjithshme shprehën dakordësinë në parim.
“Jam skandalizuar nga ajo që kam parë”-është shprehur Xhafaj.
Me këtë konstatim pas këqyrjes nga afër të kushteve të sigurisë në gjykatat dhe prokuroritë e Shqipërisë, Fatmir Xhafaj ftoi institucionet e drejtësisë si KLGJ-ës, KLP-ës dhe Prokurorinë e Përgjithshme të përgatisin një paketë ndryshimesh ligjore dhe një rezolutë, ku secilit prej pushteteve gjyqësorit, ekzekutivit dhe legjislatorit t’i mirë-përcaktohen detyrimet.
Edhe pse qëllimi i mbledhjes ishte për sigurinë në gjykata, Prokuroria e Përgjithshme ngriti edhe shqetësimin e dëmtimit të dosjeve dhe materialeve të tjera shkresore në institucionet e hetimit.
Në dëgjesë ishin dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Brendshme. Në parim institucionet e drejtësisë i gjejnë të domosdoshme ndryshimet në ligj me objektiv kryesor kushtet e sigurisë në gjykata dhe prokurori.
Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
- 17:56 Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
- 17:54 FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash
- 17:43 Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
- 17:39 Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin
- 17:36 Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro
- 17:21 Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës