Kompania “Fly Ernest” mbyll nesër fluturimet, pasagjerët që kanë prerë biletën do të rimbursohen
“Fly Ernest” do të anulojë të gjitha fluturimet duke nisur nga dita e nesërme. Menjëherë pas këtij vendimi Autoriteti i Aviacionit Civil u lidh me drejtuesit e kompanisë, të cilat siguruan se “Fly Ernest” do të rimbursonte biletat e blera nga udhëtarët.
“Sot, më datë 10 Janar 2020, AAC u informua, se Ernest do të kryente edhe 4 fluturime përgjatë ditës së shtunë të datës 11 Janar dhe 8 fluturime të tjera përgjatë të dielës më 12 Janar, me një avion me qira.
Por, në orën 16:00, Ernest na informon me një tjetër korrespondencë, AAC-në bashkë me autoritetin ukrainas, se i anulon të gjitha fluturimet nga nesër”- njoftoi ditën e djeshme në “Facebook” Autoriteti i Aviacionit Civil.
Të gjithë pasagjerët duhet të bëjnë aplikimin për rimbursim të çmimit të biletës tek faqja zyrtare e kompanisë.
“AAC rekomandon të gjithë pasagjerëve me bileta të prera me Ernest, të konfirmojnë dhe kontaktojnë kompaninë, aeroportin, agjencinë për statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport. Gjithashtu, të gjithë pasagjerët duhet të bëjnë aplikimin për rimbursim të çmimit të biletës tek faqja zyrtare e kompanisë”-thekson më tej AAC-ja.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)