Koncesioni i sterilizimit, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet sërish në SPAK

1 Dhjetor 2023 | 15:53

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK.

Ai nuk pranoi të prononcohej për mediat as gjatë hyrjes dhe as gjatë daljes nga zyrat e Prokurorisë Speciale.

Beqaj po hetohet nga SPAK për koncesionin e sterilizimit dhe ndaj tij janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalim i daljes jashtë shtetit”.

SPAK e akuzon atë për “shpërdorim detyre” për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, një kontratë 10 vjeçare e firmosur në dhjetor të vitit 2015.

Më saktësisht, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.

Ai deri më tani nuk e ka apeluar masën e sigurisë së vendosur ndaj tij dhe po vijon gjyqin në “Shkallën e Parë të GJKKO-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026