Konferenca “Gruaja, Paqja, Siguria”-Koçiu: Çfarë na konfirmon progres-raporti

5 Nëntor 2024 | 17:10

Konferenca Kombëtare “Gruaja, Paqja, Siguria” organizuar  nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me UN Women, mblodhi zyrtarë të lartë të qeverisë dhe përfaqësues ndërkombëtarë për të diskutuar lidhur me sfidat dhe mundësitë që gratë të kontribuojnë në Axhendën e Paqes dhe Sigurisë, si dhe për prezantimin e Planit Kombëtar të Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 të OKB-së për Gruan, Paqen dhe Sigurinë.

 “Ekziston një korrelacion i qartë midis gruas dhe paqes: Një ekuacion që thotë: Gruaja baraz paqe! Personalisht, ndihem vërtet e privilegjuar që jam pjesë e një prej të paktave kabineteve në botë që përbëhet me shumicë nga gratë. Shqipëria ka sot më shumë gra se kurrë më parë në Forcat e Armatosura, në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse, në diplomaci, në Policinë e Shtetit, si dhe në nivelet drejtuese”, -tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Duke shprehur angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë  në koordinimin e procesit, si dhe zbatimin e Planit të Veprimit për Rezolutën 1325, Koçiu u shpreh se më shumë përfshirje, më shumë zë nga ana e gruas është garancia më e mirë për të ardhmen.

Pjesëmarrja e grave në marrëveshjet e paqes rrit suksesin e marrëveshjes me 35%. Pjesëmarrja e vazhdueshme e gruas në ndërtimin e paqes ul me 70% mundësinë që konflikti të rindizet”,-tha ministrja e Shëndetësisë.

Ministrja Koçiu u ndal edhe në gjetjet e progres-raportit të KE-së për Shqipërinë .

progres-raporti ka evidentuar se pothuajse 2 nga 3 të punësuar në administratë gjatë 2024-s janë vajza dhe gra. Si dhe gjithashtu ka evidentuar ngushtimin e mëtejshëm të hendekut si në punësim, ashtu edhe në diferencën e pagës”, -tha Koçiu.

Kociu vuri në dukje se ministrja që ajo drejton ka një rol thelbësor, për të promovuar barazinë për të gjithë, edhe për ato gra dhe vajza të gjendura në kushte jo të privilegjuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026