Maqedonia e Veriut konfirmon rastin e parë me coronavirus

26 Shkurt 2020 | 15:58

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë konfirmuar zyrtarisht rastin e parë me coronavirus. E infektuar, rezulton një grua e sapo kthyer nga Italia.

Maqedonia e Veriut numëron mbi 80 mijë emigrantë në Itali, vend i prekur masivisht nga virusi vdekjeprurës.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipche, ndërkohë që vetëm 24 orë më parë kishte bërë thirrje që të mos përhapej panik në rrjetet sociale për përhapjen e virusit.

Reagimi erdhi pasi në rrjetet sociale ishte përhapur lajmi se një paciente kishte rezultuar pozitive me coronavirus dhe bëhet fjalë për një person që kohët e fundit kishte vizituar Milanon.

Maqedonia e Veriut, bëhet kështu vendi i dytë në Ballkan që përfshihet nga virusi, pas rastit të parë të konfirmuar dhe nga autoritetet në Kroaci.

Gjithashtu, më parë dhe Greqia ka konfirmuar përmes Ministrisë së Shëndetësisë se një 38-vjeçare në Selanik, e cila kishte udhëtuar kohët e fundit në Itali, ka rezultuar pozitive gjatë testimit për coronavirus. Përveç saj, dhe personat që kanë qenë në kontakt me të kanë hyrë vullnetarisht në karantinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026