Kontrolli në banesën e Martinaj, Gazetari: Ja pse ishte pjesë e megaoperacionit
Gazetari Igli Çelmeta ishte i ftuar këtë të enjte në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth megaoperacionit të zhvilluar sot nga SPAK ku u arrestuan pesë persona dhe u shpallën në kërkim persona të tjera.
Igli Çelmeta tha se pjesë e kontrolleve të SPAK ka qenë edhe banesa e Ervis Martinaj, por nga të dhënat e deritanishme nuk ka informacione që janë gjetur prova të rëndësishme dhe komprometuese.
“Operacioni për të kontrolluar banesën e Ervis Martinaj në Fushë-Kuqe është kryer në kuadër të këtij operacioni, një vepër tjetër penale për të cilën është shpallur në kërkim Ervis Martinaj i cili më parë është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “plumbi i artë”.
Ai është shpallur i zhdukur nga Policia e Shtetit në bazë të denoncimit të familjarëve të tij rreth një vit më parë dhe në kuadër të këtij operacioni janë procedura që dhe t’i kryejë Policia e Shtetit, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, janë kryer dhe kontrolle në banesat e Ervis Martinaj.
Kontrolle janë kryer jo vetëm në banesën e tij në Fushë Kuqe, por edhe në biznese të tjera që janë në emër të Ervis Martinaj dhe në emër të familjarëve të tij. Deri më tani nuk kemi informacione që janë gjetur prova të rëndësishme dhe komprometuese”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona