“Kosova po armatos FSK-në”, eksperti flet për kërcënimin që i kanoset Ballkanit

18 Nëntor 2023 | 17:24

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne kemi informacione. Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme, shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani. Në fund të fundit, nëse partnerët nuk bëjnë diçka tani, atëherë do të ketë një shpërthim atje përsëri, dhe sërish-kjo nuk do të jetë një histori e re. Marrëdhëniet e tyre kanë qenë në krizë për një kohë të gjatë”.

Kjo deklaratë e presidentit Ukrainës ka nxitur reagime nga politikanët në rajon dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.

Eksperti i sigurisë Avni Islami tha në një intervistë për Euronews Albania se paralajmërimi i Zelenksit nuk është diçka e re, pasi të gjithë  e dinë që Rusia vazhdimisht në 100 vitet e fundit është e interesuar që rajoni të jetë i trazuar dhe ta shtrijë ndikimin edhe më tej.

“Jo rastësisht thuhet që porta e Evropës janë shqiptarët në rajon ndërsa dritarja është Polonia. Janë dy pika kyçe ku Rusia përpiqet të depërtojë në thellësi të Evropës. Rusia është e interesuar që të nisë një luftë në Ballkan në mënyrë që të bëhet shpërqendrimi i faktorit ndërkombëtar nga Ukraina”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026