Kovaçevski kundër propozimit të Macron: Bullgaria po kthehet në të shkuarën

23 Qershor 2022 | 15:03

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ripërsëriti qëndrimin kundër propozimit të presidentit francez, Emmanuel Macron për krijimin e një unioni të ri politik, në rast se dështon fillimi i negociatave me Bashkimin Europian.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Bruskeli me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, Kovaçevski bëri me dije kushtet që duhet të ketë një propozim, për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.

“Ne kemi shpallur qëndrimin tonë, vijën e kuqe dhe dua të riafirmoj se propozimi që është i pranueshëm për ne duhet të garantojë këto elemente kyçe: Formulim të pastër për gjuhën maqedonase dhe mbrojtje e qartë për identitetin maqedonas, çështjet historike nuk mund të bëhen pjesë e kornizës negociuese, bisedimet të hapen përpara ndryshimit të Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve, garanci nga BE se nuk do të ketë kushte të reja nga Bullgaria dhe se çdo zgjidhje duhet të marrë miratimin e institucioneve të vendit”, theksoi ai.

Sipas Kovaçevskit, me mos heqjen e vetos, Bullgaria ka vendosur që të rikthehet në të shkuarën.

“Bullgaria ka vendosur të kthehet në të shkuarën dhe të rivendosë një bllokadë që nuk i jep të mirë askutjt, përveç palëve të treta të cilat do të kenë terrene të hapura, për të mbushur boshllëkun që do hapat nga këto hapa të pakujdesshme. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë deri më tani, kemi marrë vendime të vështira. është koha për BE të përmbushë premtimet”, tha Kovaçevski.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026