KQZ përditëson të dhënat, sa qytetarë të Kosovës kanë votuar deri në orën 11:00

12 Tetor 2025 | 11:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet që po mbahen në 38 komuna për kryetarë komunash.

Deri në ora 11:00, 7.84 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar nëpër komunat përkatëse.

“Mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 94% e Vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 158 mijë e 691 votues apo 7.84%, nga 2 milionë e 25 mijë e 105 votues.

Deri në të njëjtën kohë, në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021, kishin votuar 152 mijë votues apo 8.2% e votuesve nga 1 milionë 885 mijë e 448 votues”, bëri me dije KQZ.

Me përqindje prijnë Mamusha, Zveçani e Ranillugu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026