Kreshnik Spahiu: Yuri Kim e do më shumë Shqipërinë se Berisha, Rama dhe Meta
Juristi Kreshnik Spahiu ka vlerësuar ambasadoren amerikane Yuri Kim për punën e saj në Shqipëri, teksa deklaroi se ajo e do më shumë vendin tonë, se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kryeministri, Edi Rama dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se Yuri Kim nuk ka vjedhur dhe abuzuar në vendin e saj, ndryshe nga sa kanë bërë tre liderët politikë në Shqipëri.
“Fakti që ambasadorja amerikane ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë do të thotë që çelësi i fatit të disa dosjeve do të varet nga kreu i ri i SPAK. Unë jam nga personat e paktë në media që besoj shumë te Yuri Kim. Unë mendoj që Yuri Kim e do më shumë Shqipërinë sesa Berisha, Meta dhe Edi Rama.
E do më shumë, se ajo në asnjë rast nuk ka përfituar dhe nuk ka rrjepur vendin e vet si këta. Këta kanë detyrimin se janë përfaqësues, të mos vjedhin vendin e tyre, ta duan dhe të jenë më patriot se Yuri Kim. Yuri Kim nuk i ka asnjë borxh Shqipërisë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- ‘Berisha non grata’, Spahiu: Prokuroria t’i kërkojë informacion SHBA-së e Britanisë
- Kreshnik Spahiu: Rama, Berisha dhe Meta s’do dënohen nga drejtësia, kanë marrëveshje
- Ekskluzive/ E zbulon kreu i SPAK: Ilir Meta është nën hetim
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë