Kreu i Institutit të Shëndetit Publik në RMV Shaban Memeti: COVID-19 arrin kulmin në fund të prillit

21 Prill 2020 | 14:37

Rastet e të prekurve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut kanë ardhur duke u shtuar. Deri tani në të gjithë vendin kanë humbur jetën 55 qytetarë, kurse numri i të infektuarve ka shkuar në 1231 persona.

Kumanova mban vendin e parë për numrin e viktimave, ndërsa sa i takon numrit të të prekurve, ajo renditet e dyta, pas Shkupit. Euronews Albania zhvilloi një bisedë me kreun e Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, Shaban Memeti.

Ai paralajmëroi se pandemia globale në Maqedoninë e Veriut pritet të arrijë kulmin e saj në fund të këtij muaji. Gjatë fjalës së tij, zoti Memeti ftoi qytetarët që të respektojnë masat e caktuara nga autoritetet shtetërore.

“Në 24 orët e fundit nga testet e bëra kanë rezultuar shtatë pozitivë, numri me COVID-19 shkon në 1231 në nivel shteti. Kumanova është e dyta për COVID-19 në  nivel shteti. Qeveria ka vendosur masa të veçanta. Kemi kufizime të transportit publik. Kemi përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura. Tani, këto ditët e fundit kemi një numër më të vogël, dje kishim 18, sot kishim shtatë, por kjo nuk do të thotë se virusi është zhdukur. Ne jemi në një fazë më kritike të COVID-19, pavarësisht se numrat nuk janë të mëdhenj. Ne presim që fundi i prillit të ketë raste më të shprehura (shtuara). Kështu është vlerësimi i epidemiologëve. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë rekomandimet e institucioneve”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026