Krijimi i shtetit Bektashi, diplomati: Çfarë pritet nga “Republika e Baba Mondit”

23 Shtator 2024 | 13:20

Ambasadori Sokol Gjoka ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tregoi disa nga vështirësitë me të cilat do të përballet, nëse krijohet, Shteti i Urdhrit Bektashi.

Gjoka tha se një shtet i ri e ka të domosdoshme njohjen ndërkombëtare e për këtë përveçse kërkon një territor të caktuar dhe një popullsi të qëndrueshëm, i duhet edhe një qeveri efektive dhe një qeveri që krijon marrëdhënie diplomatike.

Gjoka tha se krijimi i këtij “shteti brenda shteti” do të ketë një rrugë shumë të gjatë e problematike, ndërsa kujtoi se Vatikanit, si i cili synon të jetë e ky shtet i Bektashinjve, i janë dashur shekuj që tashmë të njihet nga 183 vende të botës.

“E para njëherë ky shtet duhet të fitojë “qytetarinë ndërkombëtare” pra mbështetjen ndërkombëtare dhe mbështetja ndërkombëtare fillimisht fitohet nga njohjet reciproke. Shtete të ndryshme në botë duhet të njohin këtë shtet të ri që do të krijohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër është vendosja e marrëdhënieve diplomatike e këtij shteti të ri që mund të krijohet me shtetet respektive. Pra sa do e njohin shtetet respektive këtë shtet  të ri që mund të krijohet. Krijimi i një shteti përveçse kërkon një territor të caktuar një popullsi të qëndrueshëm, një qeveri efektive dhe një qeveri që krijon marrëdhënie diplomatike, atëherë mund të fillojë njohja reciproke.

Vatikanit i janë dashur shekuj që të arrijë në këtë gjendje e tani njihet nga 183 vende në botë. Pastaj pjesa tjetër është se si do të ecë njohja ndërkohë që shteti i ri duhet të bëhet pjesë e disa strukturave dhe traktateve ndërkombëtare. Në rast se shteti i ri do të ecë në rrugën e konsolidimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomatike, atëherë si çdo shtet i ri do synojë një vend në Kombet e Bashkuara dhe në organizmat e tjerë kombëtar e rajonal”,-tha diplomati Gjoka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026