Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Vatikan, takim me Papa Leonin XIV

4 Shkurt 2026 | 14:01

Me ftesë të Selisë së Shenjtë, Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Vatikan, ku do të zhvillojë një takim me Papa Leonin XIV.

Kreu i qeverisë shqiptare është nisur drejt Romës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.

Sipas agjendës zyrtare, Kryeministri Rama do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku do të pritet në oborrin “San Damaso” nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe përfaqësues të Selisë së Shenjtë. Më pas, Kryeministri do të zhvillojë një takim me Papa Leonin XIV në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik.

Vizita do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku Kryeministri Rama do të ndalet në disa prej mjediseve më të rëndësishme të Vatikanit, përfshirë Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Kapelën Sistine, si edhe altarin e Shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit në Vatikan, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në Bazilikën Santa Maria Maggiore.

Gjatë kësaj vizite zyrtare janë parashikuar gjithashtu edhe takime të tjera, mes të cilave një takim me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar Shteti i Vatikanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian. Sipas Bardhit,...
17:56 | 08/07/2026

Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se samiti i ardhshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut do...
15:45 | 08/07/2026

Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi këtë të mërkurë nga Turqia se samiti i radhës i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të...
15:28 | 08/07/2026