Kryetari i Grupit Poloni-Shqipëri, Romoviç: Shqipëria është në rrugën drejt BE-së

11 Dhjetor 2025 | 13:57

Kryetari i Grupit Parlamentar Poloni–Shqipëri, Bartosh Romoviç, ka zhvilluar një takim me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ku u diskutua mbi ecurinë e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe sfidat që vendi duhet të shmangë në këtë proces

Romoviç theksoi se Polonia është një nga vendet që e ka kaluar relativisht së fundmi rrugën drejt integrimit europian dhe për këtë arsye përvoja e saj shërben si udhërrëfyes i vlefshëm për Shqipërinë.

“Sa herë takohemi me parlamentarë shqiptarë, pyetja është pothuajse e njëjtë: çfarë rruge duhet të ndjekë Shqipëria për të mos përsëritur gabimet e vendeve të tjera që kanë kaluar më parë këtë proces? Ne jemi gati tëj ndajmë dijet dhe përvojën tonë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se marrëdhëniet dypalëshe janë të rëndësishme edhe për faktin se numri i turistëve polakë në Shqipëri është në rritje të vazhdueshme, ndaj siguria dhe stabiliteti në vend janë elementë kyç.

“Siguria e Shqipërisë nënkupton edhe sigurinë e turistëve polakë që vizitojnë vendin”, tha Romoviç.

Sipas tij, një Bashkim Europian i fortë është garanci për sigurinë globale dhe Polonia, me 38 milionë banorë, përbën një aktor të rëndësishëm në proceset e zgjerimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026