“Ku do i gjesh paratë për fushatë?”, Bushati-Këlliçit: Trego se ku i merr

29 Mars 2023 | 22:38

Andi Bushati e pyeti kandidatin për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi se nga i merr ai paratë për fushatën duke qenë se si Parti Demokratike e Shqipërisë do të financohet ajo e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

I ftuar në emisionin “Now”, në Euronews Albania ai tha se në përgjithësi paratë për fushatat vijnë nga oligarkët, apo nga ndërtuesit kryesor, ndaj nuk e beson se do të ndalojë ndërtimi në Tiranë.

Nga ana tjetër Belind Këlliç është treguar i gatshëm të tregojë burimin e të ardhurave për fushatën.

Pjesë nga biseda:

Andi Bushati: Ju edhe një milionë euro që duhet t’i merrnit nga shteti i mori Alibeaj. Ju praktikisht duhet të bëni një fushatë pa para. Zakonisht ne e dimë që paratë e fushatave i paguajnë oligarkët dhe ndërtuesit kryesor, prandaj ajo që nuk do ndalojë ndërtimi s’më besohet. Gjëja e parë që të bëni një program të besueshëm është të tregoni paratë e fushatës.

Belind Këlliçi: Kam përshtypjen që është shumë e vështirë për mua që të më shikoni edhe nëpër media  apo për aktivitete rutinë si për mungesën e fondeve edhe për shkak të një fushate modeste që unë po bëj për shkak të mungesës së fondeve. Për shkak të këtyre vështirësive që ju po thoni. Unë po jua them që të gjitha shpenzimet do i bëj publike nëse do duhet edhe këto para periudhës zyrtare, sepse jam i detyruar. Edhe tani unë kam hapur numrin e llogarisë bankare ku depozitohen fondet. Ishte shqetësuar edhe imedia se pse unë paguaja Facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026