Kualifikim dramatik i Bayern: Kane “shpëtimtari” i Kompany

28 Gusht 2025 | 13:58

Bajerni i Mynihut është kualifikuar me vështirësi në raundin tjetër të Kupës së Gjermanisë pas një goli të shënuar në limit nga Harry Kane. Përballja ndaj Wiesbaden u mbyll në shifrat 3-2.

Kur vjen puna te Kupa e Gjermanisë, Bayern gjithmonë shfaq luhatje, probleme, por edhe eliminime të parakohshme, dhe diçka të tillë e konfirmoi edhe ndaj Wiesbaden, të cilin e mposhti vetëm në fundin e sfidës. Skuadra e cila militon në Bundesligën e tretë i hapi jo pak punë të besuarve të Vincent Kompany, duke i rrezikuar së tepërmi këta të fundit, që për shkak të kualiteteve në ekip ia dolën të avancojnë më tej.

Dueli në transfertë nisi mjaft mirë për bavarezët, që gjetën avantazhin me Harry Kane me 11-metërsh. Në fraksionin e dytë ishte francezi Olise që dyfishoi avantazhin dhe dha idenë se do të kishim një goleadë, por nuk ndodhi kështu. Problemet në repartin difensiv të Bayernit u konfirmuan edhe në këtë ndeshje ndaj Wiesbaden, që arriti të rikthejë ekuilibrat falë dopietës së Kaya.

Në minutën e 76’ bomberi britanik shpërdoroi një tjetër mundësi për gol, me penalltinë e tij që u prit nga portieri kundërshtar, që ishte në formë fantastike. Në limit ishte vetë Kane protagonist, duke realizuar golin e tretë dhe dhënë kualifikimin Bayernit për në fazën tjetër të Kupës së Gjermanisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026