Kufizimet në RMV, shpresë se koha e mirë do të frenojë agresivitetin e COVID-19
Fundjavën që lamë pas në rrugët e Shkupit mund të shihje Vetëm qentë endacakë, oficerët e policisë dhe një numër të vogël të personave që dalin me autorizimin. Pjesa tjetër e qytetarëve në të gjithë vendin kaluan fundjavën në shtëpitë e tyre, pas vendimit të qeverisë për një shtetrrethim 52 orësh. Ky vendim për distancimin shoqëror erdhi si përgjigje ndaj përshkallëzimit të fundit të përhapjes së virusit.
Me rreth me 2 milionë banorë, Maqedonia e Veriut deri më tani ka regjistruar 832 raste pozitiv me COVID-19 dhe mbi 30 viktima. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, i cili është mjek, thotë se këto masa janë miratuar pas konsultimeve me dhe në bazë të propozimeve të epidemiologëve.
“Unë besoj, dhe ne e kemi parë edhe përvojat e vendeve të tjera, që masa të tilla do të kontribuojnë në një rënie të konsiderueshme të kurbës së pacientëve të infektuar. Edhe tani kemi një rritje shumë të vogël të numrit të personave të infektuar dhe shpresojmë që ky numër të vazhdojë të bjerë me kalimin e kohës”, tha ministri Venko Filipce.
Shqetësim mbetet shkalla e lartë e vdekshmërisë me rreth 5%. Shefi i Zyrës Kombëtare Koordinues për gatishmërinë dhe reagimin ndaj epidemisë thotë se ata janë të befasuar nga agresioni i viruseve.
“Ky është një virus specifik që sjell shkatërrim në trupin e njeriut. Sulmon jo vetëm mushkëritë, por edhe shumë pjesë të tjera të tilla si sistemi kardiovaskular, veshkat, mëlçinë … Kjo është një sëmundje që prek shumë sisteme”, tha Zarko Karadjovski.
Maqedonia e Veriut është e vendosur në jug-lindje të Kontinentit ku temperaturat kanë arritur tashmë mbi 20oC, e shpresohet se do të kontribuojë në frenimin e intensitetit të virusit. Sidoqoftë, nuk ka asnjë garanci se kjo do të ndodhë.
“Po përballemi me një virus për të cilin ka shumë të panjohura. Shumë kërkime janë ende në vazhdim. Supozojmë se në njëfarë mase moti i mirë mund të kontribuojë në frenimin e tij , por ne nuk mund të jemi të sigurt”, shtoi Venko Filipce.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë