Kundërshtoi me dhunë policin, procedohet penalisht 45-vjeçari në Vlorë
Pas konstatimit të një shkeljeje të Kodit Rrugor në qytetin e Vlorës nga një 45-vjeçar, në vendin e quajtur “Rrethi i Çolës”, punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor e ka njohur drejtuesin, shtetasin L. Sh., me shkeljen e kryer nga ana e tij.
Sipas njoftimeve, punonjësi i policisë është hasur fillimisht me kundërshtim me fjalë dhe më pas me kundërshtim me veprime të dhunshme nga shtetas L. Sh. Në këto kushte, është bërë menjëherë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis dhe një mjet prerës, thikë.
Në përfundim të veprimeve proceduriale, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë, nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasit L. Sh., 45 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
LEXONI GJTIHASHTU:
- Dinamika nga Oroshi, pse u ngujuan dy të rinjtë në banesë dhe si u vetëdorëzuan
- Rrethimi në Orosh, dy personat e armatosur vetëdorëzohen te policia
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)