“Kurti një hap para, dy hapa mbrapa”, Berisha: Ja sesi kryeministri po blen kohë
Diplomati Anton Berisha ka komentuar situatën në Veri të Kosovës dhe politikat që po ndjek kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën e trazuar prej kohësh.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Kurti vazhdon teorinë e tij duke bërë një hapa para dhe dy hapa mbrapa.
Më tej ai nënvizoi se Kurti po ndjekë politika të tilla në mënyrë që të mos analizohet keqqeverisja e tij dhe premtimet që ka dhënë para se të vinte në pushtet.
“Kurti vazhdon teorinë e tij, një hap para dy mbrapa, ai bën një hap para e më pas shkon dy hapa mbrapa. Kurti e lëndon Kosovën aq shumë saqë ka sjellë dhe sanksione nga SHBA dhe BE. Në fakt Kurti po blen kohë që prej krizës në krizë, prej problemit në problem që të mbajë situatën në tension, qoftë në veri, qoftë në Kosovë, në mënyrë që të mos ketë kohë të analizohet keqqeverisja e tij dhe mos-realizimi i premtimeve të tij. Në këtë mënyrë ai luan dhe me bashkësinë ndërkombëtare, duke mbajtur një qëndrim të fortë dhe pastaj në një moment të caktuar duke bërë një tërheqje mbrapa në mënyrë që herën tjetër mbrapa ti befasoj me një veprim te paparashikuar. Kështu janë dhe sjelljet e tij. Kurti nuk ka asnjë ndjeshmëri ndaj dëmtimit të shtetit që ai udhëheq”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zgjedhjet në veri të Kosovës. Diplomati zbulon nëse serbët do bojkotojnë
- Zhvlerësohet ekonomia amerikane, agjencitë e kreditimit i heqin një pikë
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona