Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një darkë pune dje me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan.
Darka u mbajt në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë dhe u organizua nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati.
Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje zyrtarit amerikan, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat i palëkundur i Kosovës, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe zhvillimit demokratik të vendit.
Gjatë darkës u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në fusha si investimet, diplomacia, mbrojtja dhe integrimi euro-atlantik i Kosovës.
Temë e diskutimeve ishin gjithashtu zhvillimet politike aktuale, bashkëpunimi rajonal dhe raportet me Serbinë, në një periudhë të ndjeshme për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Pas takimit, Kurti ka shkëputur në rrjetin social X dhe pjesë nga takimi.
Ishte kënaqësi të takohesha me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit.
E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe diskutuam fushat për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, diplomacinë dhe mbrojtjen, ndër tema të tjera kyçe.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
“E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:52 Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm