Pronarja e bujtinës në Theth:Jam në borxh, burrin ma arrestuan, i dola fadromës para

12 Korrik 2025 | 22:06

Lindita Tinari, pronare e një prej bujtinave të shembura në Theth, ka shprehur pakënaqësinë e saj pas ndërtimeve të kryera në këtë zonë.

Ajo ka treguar se ka investuar në Theth me shpresën për të ofruar mundësi jetese për fëmijët e saj, por situata ka marrë një kthesë të papritur, duke e çuar atë dhe familjen në një krizë të thellë financiare dhe ligjore.

“Kam 4 fëmijë, tre në emigrim në Itali dhe një 18 vjeçar këtu në Shqipëri. Kam ndërtuar në Theth për ta, sepse ky është vendi i të parëve tanë. Rama ka thënë se rinia e Thethit duhet të kthehet dhe të ndërtojë këtu. Ne kemi ndërtuar në tokën e të parëve tanë, tokë mijëvjeçare. I kam dalë fadromës para. Unë kam bërë gjithçka për të kthyer fëmijët e mi, por tani iu kam shkatërruar jetën. Djali 18-vjeçar punon në restorante të Thethit, por rroga e tij është qesharake dhe nuk mjafton as për shpenzimet e shkollës,” shprehet Tinari.

Ajo tregon se Kryeministri Rama ka premtuar për ndihmesë ndaj të rinjëve në Theth. Më tej, Lindita gjithashtu thekson se nuk ka marrë asnjë urdhër për shembjen e ndërtesës së saj nga gjykata.

“Kryeministri kur ka ardhur në Theth ka deklaruar të ndërtojmë. Me çfarë t’i ndërtojmë? Mua më ka nxjerrë në rrugë të madhe. Jam e mbytur në borxhe. Nuk ka banor të Thethit që ka ndërtuar dhe nuk është në borxhe.

Më datë 2 dhjetor ka ardhur Benet Beci në Theth dhe ka fotografuar vetëm ndërtesën time, e ka bërë publike. Policia ka ardhur më pas në 10 të darkës për të arrestuar burrin. Jam un ajo që e ka ndërtuar, i kam ndjekur unë punët sepse bashkëshorti nuk ka qenë dakord të ndërtojmë nga frika se do ndodhte diçka e tillë. Policisë i kam deklaruar se jam unë ajo që kam ndërtuar, me letra. Ata më thanë se e kanë urdhër ta arrestojnë. Ka bërë tre netë burg e më pas e lanë arrest shtëpie një muaj. Sot ai është i dënuar 4 vjet shërbim prove, dhe unë jam e dënuar 100 milionë lekë gjobë.

Mua gjykata nuk më ka dhënë urdhër për shembje, asgjë. Nuk kam marrë asnjëherë urdhër të prerë. Më kanë ardhur befasisht”, tha Lindita Tinari.

Në përfundim, Lindita Tinari kërkon drejtësi për veten dhe për të gjithë banorët e Thethit që kanë përjetuar situata të ngjashme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026