Reldar Dedaj: Revolta e banorëve në Theth e drejtë, ja çfarë duhet ndryshuar

12 Korrik 2025 | 21:31

Gazetari Reldar Dedaj ka folur për situatën e tensionuar në Theth, ku aksioni për shembjen e objekteve ka nxitur reagime të forta nga banorët.

Në një intervistë në “Now” me moderatoren Greta Topjana, Dedaj theksoi se revolta e banorëve është plotësisht e justifikuar, duke e konsideruar këtë si një dhimbje njerëzore, pasi për shumë prej tyre, shkatërrimi i pronës është diçka e tillë.

Sipas gazetarit, ndarja administrative ka sjellë keq menaxhimin e territorit dhe ka bërë që autoritetet të mos jenë në gjendje të trajtojnë situatat ashtu siç duhet.

“Banorët janë në të drejtën e tyre pasi është një dhimbje njerëzore, mjafton dhe vetëm fakti të shohësh pronën tënde të shembet. Ajo çfarë mua më bën përshtypje dhe duhej të ishte ngritur si çështje, është ndarja administrative. Ndarja administrative e kriminalizon gjithë institucionet shqiptare për shkak të pamundësisë së menaxhimit të saj.

Nëse ka sjellur këtë situatë në të tillë, është reforma administrative që ka bërë Edi Rama. Duhet të ketë një ndarje tjetër administrative. Jo vetëm që i jep një pushtet shumë të madh kryetarit të bashkisë, por me këtë pushtet të madh e bën të pafuqishëm për të menaxhuar territorin në mënyrë profesionale ashtu siç e kërkojnë qytetarët. Kësaj çështje i shmangen të gjithë. Nuk shof as opozitën të vendosë theksin te kjo plagë e shoqërisë shqiptare”.

Ai gjithashtu e shpjegoi këtë si një problem që nuk ka të bëjë vetëm me Thethin, por që është më i thellë dhe mund të ndodhë edhe në shumë zona të tjera.

“Kshu ka ndodhur në Tiranë, në jug, kshu do ndodhë në zonat me potencial turistik, sepse kryetari i bashkisë për të marrë vota kriminalizohet, e më pas viktimizojnë qytetarët e thjeshtë”.

Një tjetër çështje që Reldar Dedaj ngriti ishte ajo e konceptit të “tokës së xanun” që kryeminsitri Rama e përdor shpesh herë në deklaratat e tij, koncept të cilin gazetari e hodhi poshtë.

“Dua të ndalem edhe te një koncept tjetër të “tokës së xanun”. Nuk ka tokë të xanun, tokën e xanun ta gjejë në Tiranë kryeministri që ka shtesa dhe mbi shtesa para kryeministrisë, atje nuk ka tokë të xanun”, tha Dedaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026